15 gusht, 2017 – Të enjten më 17 gusht për vizitë zyrtare në FFK, do të vjen presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Çeferin, të cilin do ta presë presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë. Presidenti Çeferin pas takimeve në FFK do të ketë edhe takime tjera nga krerët e shtetit të Kosovës. FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s,  si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë. Presidenti Çeferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s.
Agjenda e vizitës së presidentit të UEFA-s
[su_document url=”http://federata.bega07.com/wp-content/uploads/2017/08/Agjenda-UEFA-President1.docx” width=”980″ height=”960″]