30 gusht, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës dhe presidenti z. Agim Ademi kanë ndërtuar miqësi dhe respekt të madh me presidentin e FIFA-s, z. Gianni Infantino. Pas letrës së dërguar muajin e kaluar ku presidenti Ademi kishte shprehur përgëzimet për organizimin e shkëlqyeshëm të Botërorit “Rusia 2018”, për presidentin e FIFA-s, Infantino, sot, i ka dërguar një letër presidentit Ademi, duke e falënderuar për fjalët e përzgjedhura dhe tejet emocionuese për Botërorin, me ç’rast ka uruar çdo të mirë për futbollin kosovar në të ardhmen, duke e mirëpritur takimin e radhës me presidentin Ademi në muajin tjetër në eventin “The Best FIFA Football Awards 2018” që do të mbahet në Londër.
Shkresa e presidentit Infantino për presidentin Ademi
[su_document url=”http://federata.bega07.com/wp-content/uploads/2018/08/000000.pdf” width=”980″ height=”960″]