5 prill, 2017 – Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri dhe nënkryetari, Agim Ademi, po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 41-të të UEFA-s, që po mbahet në Helsinki. Në punimet e këtij kongresi do të zgjidhen 8 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.