21 prill, 2018 – Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA) dhe Kombet e Bashkuara (OKB) janë bërë bashkë për të organizuar një ndeshje futbolli me qëllim solidariteti dhe humaniteti në Gjenevë si dhe në bashkëpunim me Republikën dhe kantonin e Gjenevës. Kjo ndeshje do u zhvillua sot. Të dy ekipet u udhëhoqën nga kapitenët legjenda të futbollit Luís Figo dhe Ronaldinho, ndërsa trajnerë ishin Carlo Ancelotti dhe Didier Deschamps. Po ashtu morën pjesë edhe shumë futbollistë me nam . Ndërkaq, nga FFK-ja në këtë event dhe gala mbrëmje morën pjesë presidenti z. Fadil Vokrri dhe z. Eroll Salihu sekretar i përgjithshëm, e ku ishin të pranishëm edhe presidentët dhe sekretarët e të gjitha federatave anëtare të UEFA-s.
Kjo ndeshje u zhvillua për të dëshmuar rolin e paçmuar që futbolli luan në shoqëri dhe zhvillimin social. Të gjitha të ardhurat nga kjo ndeshje, si dhe nga darka gala dhe ankandi dixhital, do të shkojnë për të mbështetur Fondacionin e UEFA-s për fëmijët dhe do të përdoren në mënyrë specifike për të financuar projekte ndërkombëtare humanitare dhe të zhvillimit . Të gjitha federata anëtare të UEFA-s do të mbështesin këtë Fondacion në mënyrë dhe forma të ndryshme.