3 tetor, 2017 – Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz. Me këtë rast presidenti Vokrri e njohu ambasadorin për zhvillimin në futbollin të Kosovës si dhe për objeketivat e së ardhmes. Në anën tjetër, ambasadori Markusz e përgëzoi Vokrrin për punën që po e bën në krye të federatës, duke i dëshiruar suksese në të gjitha sferat. Në fund të takimit u shkëmbyen edhe dhurata.