6 tetor, 2017 – Para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës, sipas traditës presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri ka shtruar darkë për drejtuesit e Federatës së Futbollit të Ukrainës në krye me presidentin Andriy Pavelko. Krahas presidentit Vokrri të pranishëm ishin edhe nënpresidenti Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe zv.sekretari i përgjitshëm, Arianit Ahmeti. Presidenti i Federatës ukrainase e falënderoj presidentin Vokrri për mikpritjen e ngrohtë, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme, derisa gjatë darkës biseduan për zhvillimin e futbollit në vendet e tyre dhe për bashkëpunim në të ardhmen. Në fund të darkës të dy presidentët shkëmbyen dhurata.