23 mars 2017  Në mbrëmje presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë shtroi darkë për krerët e Federatës së Futbollit të Islandës. Gjatë darkës biseduan për zhvillimin e futbollit të të dyja shteteve si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave. Në fund u shkëmbyen edhe dhurata nga të dyja palët si dhe për zyrtarët e ndeshjes.