9 korrik, 2018 – Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka dërguar letër urimi presidentit të FFK-së, Agim Ademi, me rastin e zgjedhjes në këtë pozitë. Me këtë rast Infantino e ka ftuar presidentin Ademi në finalen e Kupës së Botës “Rusia 2018”, derisa ka theksuar se do ta ftojë edhe për vizitë në selinë e FIFA-s në Cyrih.
“I dashur President,
Do të doja të ju shprehja urimet e mia më të sinqerta dhe më të mira me rastin e zgjedhjes tuaj si President i Federatës së Futbollit të Kosovës për një mandat katërvjeçar, deri në vitin 2022.
Ju mund të mbështeteni në ndihmën time personale dhe të FIFA-s në mënyrë që të punoni drejt një zhvillimi të qëndrueshëm të lojës sonë të bukur në vendin tuaj. Dyert e shtëpisë së FIFA-s janë gjithnjë të hapura sa herë që dëshironi të diskutoni mbi lojën e futbollit dhe qeverisjen e saj. Do të jetë më të vërtetë kënaqësi e madhe t’ju ftoj që së shpejti të vini në Cyrih. Administrata e FIFA-s do të vihet në kontakt me ju për të vendosur një datë të përshtatshme.
Uroj juve dhe ekipit tuaj fat, forcë dhe çdo sukses për të gjitha sfidat që ju presin.
Unë gjithashtu kam kënaqësinë të ju ftoj në finalen e Kupës Botërore të FIFA 2018. Unë do të jem absolutisht i kënaqur për të ndarë disa prej këtyre momenteve të jashtëzakonshme me ju.
Mezi pres të ju shoh në Rusi për Kupën e Botës FIFA 2018”, thuhet në letrën e urimit të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino për presidentin e FFK-së, Agim Ademi.
Shkarko urimin e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino për presidentin Agim Ademi