Të nderuar drejtues të KFF “Mitrovica”,
Të nderuara futbolliste, trajnerë, staf administrativ dhe tifozë të klubit,
Në emrin tim, të KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit ju përgëzoj për fitoren e parë në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave.
Ky sukses i juaji dëshmon punën tuaj të palodhshme, organizimin e mirë dhe punën profesionale të stafit të klubit tuaj si dhe angazhimin e madh të futbollisteve.
Uroj që ta përfaqësoni me dinjitet dhe sukses qytetin tuaj dhe Kosovën edhe në dy ndeshjet e radhës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Suksese dhe ju priftë e mbara!
Me respekt,
Agim ADEMI
President i FFK-së