09.01.2015 Takim me_1Sot më 9 janar, presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga ia dorëzoi dekoratën Medaljen Presidenciale të Meritave, për angazhim dhe kontribut të dhënë në fushën e sportit mikut të madh të Kosovës dhe në veçanti të FFK-së, z. Jerome Champagne, i cili në këtë ceremoni të dorëzimit po shoqërohej nga zv. ambasadorja e Francës, znj. Lise Motomalaya, ish ministri i MKRS z. Memli Krasniqi, kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, z. Eroll Salihu dhe përzgjedhësi z. Albert Bunajki. Duke ia dorëzuar dekoratën presidentja e vendit znj. Jahjaga fillimisht z. Champagne i ka shprehur ngushëllimet për viktimat që ndodhën më 7 janar në redaksinë e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” dhe pastaj ka falënderuar  mikun  Champagne, për kontributin e jashtëzakonshëm në përparimin e futbollit të Kosovës dhe mbështetjen madhe që i ka dhënë FFK-së drejt daljes nga izolimi duke i dhënë përkrahje të madhe në rrugën drejt ndërkombëtarizimit dhe pranimit të plotë të FFK-së në mekanizmat ndërkombëtar. Në fund presidentja Jahjaga i ka uruar suksese në garën e tij për president të FIFA-s në zgjedhjet e ardhshme.  Ndërkaq nga ana e tij z. Champagne ka thënë  se ndjehet tepër i nderuar dhe se kjo e obligon që të vazhdojë edhe më me ngulm ta ndihmojë FFK-së drejt arritjes së objektivave të saj. Kryetari i FFK-së ka falënderuar presidenten për këtë mirënjohje që është si meritë e punës së palodhshme dhe kontributin që ka dhënë dhe po jep z. Champagne për futbollin e Kosovës.
09.01.2015 Takim me_2
Foto-10