Foto-1 (13)Sot më 4 dhjetor në kabinetin e saj presidentja znj. Atifete Jahjaga i dorëzoi dekoratën “Medalja Presidenciale e meritave”, kryetarit të FFK-së z. Fadil Vokrri. Me rastin e dorëzimit të dekoratës presidentja Jahjaga ka përgëzuar kryetarin Vokrri për gjithë kontributin e tij që ka dhënë, po jep dhe që do të japë edhe në ardhmen. Kjo dekoratë është një vulë e atij kontributi dhe shteti i Kosovës gjithmonë do t’i nderojë ata që japin kontribut në fushën e tyre. Unë ju premtoj ndihmën time dhe të shtetit të Kosovës për punën tuaj dhe do të ju përkrahim në rrugën e juaj drejt arritjes së synimeve tuaja. Ndërkaq kryetari Vokrri duke falënderuar presidenten ka thënë: “ Ju falënderoj shumë për këtë mirënjohje që me keni ndarë. Ky është kontribut i shumë brezave në sportin e veçmas në futbollin e Kosovës. Unë kam marrë edhe shumë mirënjohje në të kaluarën, por për mua kjo ishte mirënjohja më e çmueshme sepse vjen nga shteti im i Kosovës dhe presidentja e vendit tim. Unë dhe FFK-ja po punojmë dhe do të punojmë pa ndal deri në realizimin e synimeve tona anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar. Në këtë drejtim ju falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë Ju dhe shteti i Kosovës”. Në një prononcim për media z. Fadil Vokrri theksoi se ëndrra e popullit të Kosovës e që ishte edhe ëndërr e të gjithë sportistëve u bë realitet dhe sot kemi shtetin e Kosovës. Për mua ka thënë Vokrri kjo dekoratë është edhe një obligim për mua që të punojë edhe më shumë në ecjen përpara të futbollit të Kosovës. Duhet theksuar se bashkë me Fadil Vokrrin me dekoratë u nderua edhe boksieri ynë i mirënjohur Mehmet Bogujevci. Pas marrjes së dekoratave kryetari Vokrri dhe z. Bogujevci janë pritur edhe në KOK nga presidenti z. Besim Hasani.
Foto-3 (4)