26 tetor, 2023 – Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01 ka barazuar në ndeshjen e dytë të Grupit 7 në “Main Raund” të Ligës së Kampionëve në futsall. Pas fitores bindëse ndaj Kampuksen Dynamo, me rezultat 6:0, skuadra kryeqytetase në ndeshjen ndaj skuadrës nikoqire, Kauno Zhalgiris ka barazuar 0:0. Ndeshja ishte tejet interesante dhe me rivalitet të skajshëm, ku rastet në të dyja anët nuk munguan, por asnjëra palë nuk arriti t’i finalizoj. Pas dy xhirove të luajtura në Grupin 7 kryesojnë Kauno Zhalgiris dhe Prishtina 01, me nga katër pikë. Në “Elite Round” kualifikohet vetëm fituesi i grupit. Prishtina 01 takohet me AEL-in më 28 tetor, kurse Kauno Zhalgiris ballafaqohet me Kampuksen Dynamo të Finlandës. Aktualisht Prishtina 01 ka goldallim më të dobët se sa Kauno Zhalgiris.