25 tetor, 2023 – Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në futsall, Prishtina 01 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në kuadër të fazës grupore ‘Main Round’ në Ligën e Kampionëve në futsall kundër skuadrës finlandeze, Kampuksen Dynamo, me rezultat 6:0. Ky ballafaqim i takoi Grupit 7, ndeshjet e të cilit po zhvillohen në Lituani.  Ylli Mazreku shënoi dy herë, ndërsa me nga një gol kontribuan Halim Selmanaj, Fitim Krasniqi dhe Ramadan Alaj, derisa autogol shënoi Matti Savolainen. Ndeshjen e radhës skuadra kryeqytetase e zhvillon të enjten, në orën 18:00 kundër skuadrës lituane, Kauno Zhalgiris, derisa më pas më 28 tetor luan kundër AEL-it të Qipros. Në fazën “Elite Round” kalon vetëm fituesi i grupit.