Skuadra e Prishtinës ka realizuar fitoren gjashtë në këtë edicion të garave. Bardhekaltrit e kryeqytetit, të shtunën, në shtëpi e kanë mposhtur Besën, me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 13-të në Raiffeisen Superligë. Golat për Prishtinën i kanë realizuar Durim Gashi (45’) dhe Driton Krasniqi nga penalltia (56’). Kurse, autor i golit për Besën ishte Kastriot Rexha në fund të ndeshjes. Me këtë fitore Prishtina është ngjitur në vendin e tretë, me 22 pikë, aq sa ka edhe Trepça’89, në vendin e dytë. Ndërkohë, kjo e fundit nuk ka arritur të shkëpusë më shumë se një pikë si mysafire e Ferizajt, duke e mbyllur ndeshjen e me shifrat e fillimit të ndeshjes, 0:0.
Raiffeisen Superliga – java e 13-të
E premte
Feronikeli – Istogu 3:1
E shtunë:
Ferizaj – Trepça ’89 0:0
Prishtina – Besa 2:1
Liga e Parë – java e XII-të
E shtunë:
KEK-u – Ulpiana 1:0
Ballkani – Dukagjini 2:3
Ramiz Sadiku – 2 Korriku 1:0
Liga e Dytë, Grupi “A” – java e X-të
Luftëtari – Rilindja e Kosovës 0:1
Superliga e Juniorëve – java e XII-të
Drita – Trepça ’89 1:1
Besa – Llapi 1:2
Vëllaznimi – Feronikeli 2:0