21 gusht, 2023 – Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së dytë në Albi Mall Superligë, ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës. Ndonëse gjilanasit u paraqitën me përbërje të kombinuar me lojtarë të rinj për shkak të riorganizimit të vonshëm të klubit për këtë edicion të garave, Prishtina nuk arriti të marrë më shumë se një pikë nga ky takim, duke e mbyllur ndeshjen baras 0:0.
Në fakt, ashtu siç pritej futbollistët e Prishtinës e dominuan ndeshjen, duke krijuar disa raste shënimi por nuk e gjetën golin e fitores. Në anën tjetër gjilanasit arritën të shënojnë përmes Erzen Hysenit në minutën e 73-të, por goli u anulua pas rishikimit të rastit me VAR.