23 nëntor, 2018 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 16-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë si mysafire kundër Ferizajt, duke e mbyllur ndeshjen me rrjeta të paprekura (0:0). Ndërkaq, në ndeshjen tjetër që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica shënoi fitore me rezultat bindës kundër Trepçës’89, 3:0. Golat për kuqezinjtë i shënuan Arsen Sykaj (15’), Edon Pasoma (50’) dhe Muharrem Musa (90+2’).