19 nëntor, 2021 – Prishtina dhe Dukagjini kanë barazuar pa gola (0:0) në ndeshjen hapëse të javës së 14-të në BKT Superligë që u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në këtë ndeshje në bankinën e Prishtinës debutoi trajneri nga Bosnja e Hercegovina, Abdullah Ibrakoviq. Në pjesën e parë të dyja skuadrat zhvilluan lojë të hapur dhe ishin në kërkim të golit, ndërkaq në pjesën e dytë më dominuese ishte Prishtina, por nuk arriti të konkretizojë asnjë prej rasteve të krijuara. Me këtë barazim, Prishtina ngjitet së paku përkohësisht në vendin e pestë me 18 pikë, aq sa ka edhe Llapi në vendin e gjashtë. Ndeshjet tjera zhvillohen nesër dhe pasnesër.