4 prill, 2019 – Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen përmbyllëse të javës së 25-të në IPKO Superligë kundër Lirisë, me rezultat 3:0, që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Bardhekaltrit arritën deri te kjo fitore e rëndësishme pa ndonjë problem, me dy gola të shënuar nga Meriton Korenica dhe një gol të Ergyn Ahmetit. Në këtë mënyrë, Prishtina e ruan pozitën e dytë edhe pas javës së 25-të, me 3 pikë më pak se lideri i renditjes, Feronikeli, që sot me mjaft vështirësi e mposhti Ballkanin në Drenas.