27 nëntor, 2021 – Prishtina ka shënuar fitoren e dytë radhazi në BKT Superligë. Bardhekaltrit e kryeqytetit, të shtunën, në ndeshjen hapëse të javës së 16-të kanë shënuar fitore si mysafirë ndaj Ulpianës në Lipjan, me rezultat 3:0. Dy gola në këtë fitore të Prishtinës i realizoi Leotrim Kryeziu, në minutat 34’ e 57’, derisa me një gol nga penalltia kontribuoi Besnik Krasniqi. Pas kësaj fitoreje Prishtina renditet e katërta, me 24 pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e pestë. Ndeshjet e tjera të kësaj jave zhvillohen nesër.