Prishtina i është rikthyer fitoreve. Kampioni i Kosovës e ka mposhtur si mysafir Hajvalinë me rezultat 1:3, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës. Ekipi mysafirë e ka pasur iniciativën në pjesën e parë dhe në minutën e 20-të ka kaluar në epërsi me golin e Armend Thaçit. Kurse, në minutën e 37-të Artan Krasniqi dyfishoi epërsinë e Prishtinës në 2:0. Edhe në pjesën e dytë mysafirët dominuan në fushë, derisa Liridon Latifi shënoi për 3:0 në minutën e 77-të, pas një gabimi të portierit vendas, Ferdi Ymeri. Kurse, krejt çka arriti Hajvalia ishte goli i nderit, të cilin e shënoi Festim Krasniqi tre minuta pa përfunduar takimi nga pika e bardh. Pas kësaj fitore Prishtina do të dimëroj në vendin e pestë me 27 pikë të tubuara, derisa Hajvalia, e cila nga tetë ndeshjet e fundit ka humbur shatë herë dhe ka regjistruar vetëm një barazim, mbetet në vendin e dhjetë në tabelë me vetëm 15 pikë të tubuara. Ndërkohë, Drenica ka gjetur fitoren pas katër barazimeve radhazi. Ekipi kuqezi e ka mposhtur në Skenderaj Fushë Kosovën me rezultat 2:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 40-të me golin e Alban Shillovës. Por, gëzimi i Fushës Kosovës nuk zgjati shumë pas tre minuta më vonë Dukagjin Gashi barazoi rezultatin në 1:1. Kurse, heroi i Drenicës në këtë takim ishte Granit Arifaj, i cili në minutën e fundit të takimi realizoi gol për 2:1. Pas kësaj fitore Drenica është ngjitur në pozitën e katërtë në tabelë me 27 pikë të tubuara. Kurse, Fushë Kosova mbetet e fundit në tabelë me vetëm 12-të pikë të tubuara.