27 nëntor, 2023 – Sot janë zhvilluar dy prej tri ndeshjeve të shtyra të javës së 15-të në Albi Mall Superligë. Prishtina ka shënuar fitore në duel me Dritën, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Jalen Blesa, në minutën e 74-t me gjuajtje nga penalltia. Ndërkohë, fitore ka shënuar edhe Feronikeli 74 që e ka mposhtur Lirinë, me rezultat 2:1. Alban Shillova zhbllokoi shifrat në minutën e 48-të. Prizrenasit barazuan rezultatin me golin e Ardit Topalajt, në minutën e 62-të. Megjithatë, tri pikë për skuadrën nga Drenasi i siguroi Fiton Hajdari, me golin e realizuar në minutën e 87-të.