25 qershor, 2021 – Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina është kualifikuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Bardhekaltrit, të premten, në “Elbasan Arena” kanë shënuar fitore ndaj kampionit të Andorrës, Inter d’Escaldes, në finalen e parakualifikimeve, me rezultat 2:0. Të dy golat për Prishtinën i realizoi Endrit Krasniqi. Të parin e realizoi në minutën e 45-të, derisa të dytin në minutën e 58-të. Prishtinasit e dominuan plotësisht kundërshtarin, duke krijuar shumë raste shënimi, por në disa raste u mungoi fati për një fitore më bindëse. Tani Prishtina në raundin e parë kualifikues do të ketë punë me skuadrën e njohur hungareze, Ferencvarosh.