24 shtator, 2016 – Prishtina e ka vazhduar serinë pozitive në këtë edicion. Bardhekaltrit e kryeqytetit, sot, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, kanë arritur të mposhtin skuadrën kampione në fuqi, Feronikelin, me rezultat 2:0, për t’u konfirmuar si kryesues të Vala Superligës edhe pas javës së 6-të, me 16 pikë, një më shumë se Trepça’89. Ndeshja u zhvillua në praninë e rreth 5.000 tifozëve, kurse fituesi i ndeshjes u përcaktua qysh në minutën e 6-të, kur Debatik Curri shënoi golin e epërsisë për Prishtinën, që në fund doli të ishte edhe goli i vetëm i kësaj sfide. Pas këtij goli futbollistët e Feronikelit u angazhuan maksimalisht për t’i barazuar shifrat, por përkundër rasteve të shumta nuk arritën të gjejnë rrugën e golit, ndonëse në disa raste portieri prishtinas, Alban Muçiqi ishte edhe me fat. Ndërkohë, fitore si mysafir ka shënuar edhe Llapi, që e ka mposhtur Hajvalinë, me rezultat 2:0. Golat për tri pikë të reja për llapjanët i shënuan Berat Hyseni (50’) dhe Benjamin Emini (90’+2’) nga penalltia.
Vala Superliga Java e 6-të:
E premte 23.09.2016
Trepça89 – Liria 2-0
E shtunë 24.09.2016