20 prill, 2019 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 28-të në IPKO Superligë. Dy skuadrat që janë në garë për titull me Feronikelin, Prishtina dhe Llapi kanë shënuar fitore tejet të rëndësishme si mysafire. Prishtina ka vuajtur shumë në duel me Gjilanin, por në fund ka festuar me golin e shënuar me kokë nga Mërgim Pefqeli, në minutën e 90-të pas asistimit të Armend Thaçit. Ndërkohë, Llapi iu ka gëzuar tri pikëve të reja në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke e mposhtur Drenicën, me rezultat 2:0. Llapjanët kaluan në epërsi me golin e Mentor Zhdrellës, në minutën e 50-të. Më pas ishin drenicasit që krijuan disa raste të mira shënimi, por pa arritur të gjejnë rrugën e golit të barazimit. Ndërkaq, në minutat shtesë golin e qetësisë për llapjanët e realizoi Ahmed Januzi, duke e vendosur rezultatin përfundimtar 0:2.