prishtina-trepca89ffk1Skuadra e Prishtinës e ka shijuar fitoren e parë në edicionin e ri në Raiffeisen Superligë. Bardhekaltrit e kryeqytetit, të mërkurën, e kanë mposhtur Llapin në ndeshjen e mbetur të javës së 3-të, me rezultat 2:1. Kësisoj, skuadra e Ramiz Krasniqit iu gëzua fitores së parë në këtë edicion dhe atë para tifozëve të vet. Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 10-të, me golin e Shend Kelmendit pas asistimit të Përparim Islamit. Por, llapjanët arritën të barazojnë shifrat në minutën e 27-të nga pika e bardhë nëpërmjet Getoar Dragushës, pasi më herët Liridon Kukaj shkaktoi penallti pas ndërhyrjes ndaj Alban Mavriqit. Megjithatë, në pjesën e dytë prishtinasit arritën ta kthejnë epërsinë me golin e Bashkim Shalës me kokë pas harkimit të Shend Kelmendit, që në fund doli të jetë edhe goli i tri pikëve të rëndësishme për Prishtinën. Për Llapin kjo ishte humbja e dytë radhazi.