liga4Sot janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të rrethit të parë të Digitalb Kupës së Kosovës, të cilat kanë sjellë befasi të dorës së parë. Skuadra kampione në fuqi dhe fituese e Digitalb Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, Prishtina është eliminuar në Pozhoran nga skuadra e Ligës së Dytë, Vllaznia, pas gjuajtjeve të penalltive, 4:3, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll pa gola. Të njëjtin fat e pati edhe nënkampionia në fuqi, Trepça’89, e cila u mposht në kryeqytet nga skuadra e Ligës së Parë, 2 Korriku, po ashtu pas penalltive, 4:3, pasi ndeshja pas 120 minutash lojë u mbyll 1:1. Ndërkohë, skuadra tjetër mitrovicase, Trepça nuk lejoi befasi, duke e mposhtur pa problem Vicianumin, me rezultat 3:1. Tutje kaloi edhe Hajvalia, e cila e mundi Ramiz Sadikun, 5:4, si dhe Istogu që e mposhti Llapin pas penalltive.
Rezultatet
Rrethi i parë i Digitalb Kupës së Kosovës
2 Korriku-Trepça’89    1:1 (4:3 pas penalltive)
Trepça-Vicianumi    3:1
Vllaznia (P)-Prishtina    0:0 (4:3 pas penalltive)
Hajvalia-Ramiz Sadiku    5:4
Istogu-Llapi    0:0 (5:4 pas penalltive)
Në rrethin e dytë krahas 2 Korrikut, Trepçës, Vllaznisë, Hajvalisë dhe Istogut, pa lojë, si rrjedhojë e tërheqjes nga garat e kundërshtarëve janë kualifikuar edhe Llamkos Kosova, Tefik Çanga, Flamurtari, Ferizaj, Feronikeli, Fushë Kosova, Besa, Drita, Drenica, Gjilani dhe Ulpiana.
Superliga juniorët, java e 14-të
Gjilani-Rilindja, nuk u zhvillua nuk ka udhëtuar Rilindja
Drita – Flamurtari     3:0
Drenica-Llapi    2:0
Fushë Kosova-Trepça    1:2
Feronikeli-Besa    3:1
Prishtina-Ramiz Sadiku    3:1
Hysi-Kosova (V)    3:1
2 Korriku-Vëllaznimi, nesër