Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore në duel me Dritën në kuadër të javës së 10-të në Raiffeisen Superligë, me rezultat 2:0. Golat për kryeqytetasit i shënuan Durim Gashi e Florim Bërbatovci. Ndërkohë, pas dy humbjesh, Hajvalia e arkëtoi një pikë në Pejë, duke barazuar me Besën, 1:1.
Ekipi i Synaj Keçit kaloi në avantazh në minutën e 33-të përmes Genc Halitit, kurse Florent Qorraj i vendësve i barazoi shifrat në minutën e 53-të.
Në duelin e tretë dhe të fundit, të zhvilluar sot, Vëllaznimi fitoi ndaj Trepçës me rezultat miminal, 1:0, falë golit të realizuar nga Valon Kasapi nga penalltia, në minutën e 19-të.