12 gusht, 2021 – Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina është eliminuar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, pasi në ndeshjen e kthimit ka pësuar humbje nga skuadra norvegjeze, Bodo/Glimt, me rezultat 2:0. Ndeshjen e parë prishtinasit e kishin fituar me shifrat 2:1. Të dy golat për skuadrën norvegjeze i realizoi Erik Botheimit. Kësisoj, u përmbyll aventura e klubeve kosovare në garat evropiane, e që sivjet patën paraqitje mbresëlënëse, duke konfirmuar rritjen e konsiderueshme të nivelit të kampionatit vendor.