4 dhjetor, 2020 – Me ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri” ka nisur java e 16-të në Superligë. Para fillimit të ndeshjes me një minutë heshtje u nderua i ish-futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Shefqet Sinani, i cili ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm. Sa i përket lojës të dyja skuadrat u shfaqën të kujdesshme dhe nuk krijuan shumë në fazën sulmuese. Prishtina pati mundësi për të shënuar në minutën e 15-të, por gjuajtjen e Sabien Lilës nga penalltia e priti portieri Ilir Avdyli. Pas këtij barazimi Prishtina ka 26 pikë në konto, derisa Feronikeli 21 pikë.