Skuadrdiaspora2a kampione në fuqi dhe fituese e Kupës së Kosovës, Prishtina, ka shënuar fitore të lehtë në duel me fituesen e Kupës së Diasporës, Kosovën e Munihut, me rezultat 8:1, në ndeshjen e Superkupës Kosovë-Diasporë. Kjo ndeshje organizohet që nga viti 2002, në saje të bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit të Gjermanisë. Berat Hyseni, Lorik Aliu, Shend Kelmendi shënuan nga dy gola për Prishtinën, derisa me nga një gol kontribuuan Flamur Shala e Qëndrim Jahaj. Superkupën Kosovë-Diasporë kapitenit të Prishtinës, Driton Krasniqi ia dorëzoi nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, derisa sekretari i përgjithshëm ia dorëzoi një kupë edhe kapitenit të Kosovës së Munihut, Sokol Shala. Para kësaj ndeshje u zhvillua takimi i veteranëve të Prishtinës dhe veteranëve të FSHFGJ-së, ku fitores iu gëzuan veteranët e Prishtinës, me rezultat 6:4. Shënues për Prishtinën ishin Muharrem Sahiti 12’, 66’, Kushtrim Munishi 43’, Eroll Salihu 56’, 80’ dhe Suad Keçi 60’, kurse për FFSHGJ-në shënuan Driton Abdullahu 2’, Alvaro Zalla 23’, 72’ dhe Kujtim Shala 26’.
Prishtina-Kosova Munih 8:1
Stadiumi i Qytetit, Prishtinë
Gjyqtarët: B. Fejzullahu, A. Latifi, B. Rama, B. Gashi.
Shënues: Flamur Shala 2’, Berat Hyseni 7’, 45’, Qëndrim Jahaj 44’, Lorik Aliu 50’, 77’, Shend Kelmendi 62’, 70’ –  Ylber Sahiti 90’.
Prishtina: Mushica, Thaçi, Gashi, Haxhaj, Miftari, A. Ahmeti, Jahaj, Aliu, Hyseni, Kelmendi dhe Shala. Luajtën edhe: Muçiqi, Llumnica, Granit Begolli, Gentrit Begolli, Krasniqi, Kuka dhe Pira.
Kosova Munih: Begisholli, Krasniqi, Mamaj, Salihaj, Neçka, Sherifi, Sh. Muji, B. Dragidella, M. Muji, Shala dhe Zeqiri. Luajtën edhe Sahiti, Ramadani, Salihi, Mehmeti, Gashi dhe Kirberi. diaspor4 diaspora diaspora1 ademi-statovci veteranetpr veteranet veteranet1 veteranet2 veteranet3 veteranetfshfgj
Foto: Gani Kosumi (www.sportrks.com)