14 prill, 2017 – Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 26-të në Vala Superligë, ku Prishtina ka shënuar fitore kundër Hajvalisë në Kishnicë, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Mërgim Pefqeli në pjesën e parë. Epërsia e Prishtinës ka mundur të dyfishohet nga Gentrit Begolli, por nuk ishte i saktë nga penalltia. Ndërkohë, në minutat shtesë të ndeshjes Hajvalia për pak nuk shkaktoi befasi të madhe për të barazuar rezultatin, pasi traversa ia mohoi golin. Për Prishtinën kjo ishte fitorja e katërt rresht nën drejtimin e trajnerit, Arsim Thaçi.