Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 24-t në Raiffeisen Superligë. Skuadra kryesuese e elitës, Feronikeli, nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë në Gjakovë, duke e mbyllur ndeshjen me Vëllaznimin, pa gola (0:0). Feronikeli 10 dhjetë minutat e fundit i luajti pa dy lojtarë, pasi Behar Maliqi dhe Isa Eminhaziri u përjashtuan pas një fjalosje me gjyqtarin. Megjithatë epërsinë numerike në fushë gjakovarët nuk arritën ta shfrytëzojnë për t’i ndëshkuar mysafirët. Këtë barazim të Feronikelit e shfrytëzoi Prishtina, e cila shënoi fitore si mysafire e Istogut, me rezultat 1:0, duke iu afruar në 6 pikë skuadrës nga Drenasi. Golin e fitores për Prishtinën në ndeshjen debutuese të trajnerit Ramiz Krasniqi, e realizoi kapiteni Driton Krasniqi, në minutën e 45-të.
Raiffeisen Superliga Java e 24-t
E premte 24.04.2015
Ferizaj – Hajvalia………………….
E shtunë 25.04.2015
Vëllaznimi – Feronikeli……………….
Istogu – Prishtina…………………
Liga e Parë: Java e 22-të Ora 14.00.
Bardhi – Trepça 89……………….. 0-2