2 dhjetor, 2018 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 17-të në IPKO Superligë, me çka edhe u mbyll stinori vjeshtor. Prishtina ka shënuar fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur kampionen në fuqi, Dritën, me rezultat 2:0. Kjo fitore ia ka mundësuar bardhekaltërve të kryeqytetit që të shkojnë në pushimin ndërmjet dy stinorëve si kryesues të renditjes, me 1 pikë më shumë se sa ndjekësi më i afërt Feronikeli. Golat për Prishtinën i realizuan Meriton Korenica, në minutën e 57-të dhe Basit Khalid, në minutat shtesë të ndeshjes. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Trepça’89 iu gëzua fitores në duel me Ballkanin, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Martin Mircevski, në minutat shtesë.
IPKO Superliga – java e 17-të
E shtunë
Gjilani – Ferizaj 1:0
Drenica – KEK-u 5:1
Llapi – Liria 1:0
Ferronikeli – Flamurtari 2:0
E diel
Trepça’89 – Ballkani 1:0
Prishtina – Drita
Liga e parë – Java 16
E shtunë
Trepça – Vitia 1:2
Istogu – Kika 4:1
Fushë Kosova – Dukagjini 0:1
E diel
Besa – Vllaznia P 5:2
Vushtrria – Vëllaznimi 1:0
Drenasi – Ramiz Sadiku 2:1
2 Korriku – Onix Banja 2:2
Bashkimi K – Arberia 5:2