9 prill, 2018 – Prishtina ka shënuar fitore si mysafire kundër Flamurtarit, me rezultat 2:0, në ndeshjen që u zhvillua sot në stadiumin e skuadrës kuqezi dhe e cila e përmbylli javën e 26-të në Vala Superligë. Me këtë fitore Prishtina ka arritur në koutën e 47 pikëve, duke e ruajtur hapin me skuadrën kryesuese, Dritën, që ka tri pikë më shumë. Prishtinën e kaloi në epërsi Arago Jamal, në minutën e 13-të me një gjuajtje nga distanca, derisa fitoren e bardhekaltërve e vulosi Basid Khalid, në minutën e 87-të, kur shënoi nga brendësia e zonës për rezultatin përfundimtar 2:0. Pas kësaj humbjeje Flamurtari edhe më tutje ia vështirëson vetës garën për t’iu shmangur rënies nga elita.