20 tetor, 2016 – Sot në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë u zhvillua ndeshja revyale tashmë tradicionale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës FC ”Prishtina” dhe fituesit të Kupës së Kosovës për klubet në Diasporë SC ”Drita-Kosova” Kornwestheim. Ishte një ndeshje e mirë, korrekte dhe e pëlqyeshme për ata dhjetëra shikues sa kishin ardhur për ta ndjekur këtë takim. Futbollistët e Prishtinës ishin dukshëm më të mirë, por edhe skuadra shqiptare nga Gjermania SC “Drita-Kosova” Konwerstheime u tregua rivale e denjë dhe pati disa raste shënimi dhe ndërtoi shumë aksione të rrjedhshme. Në fund kapitenit Prishtinës, Shend Kelmendit kupën ia dorëzoi ministri i Ministrisë së Diasporës z. Valon Murati. Ndërsa nga një medalje për gjyqtarët i dorëzoi Myftar Dragidella menaxher i FFSHGJ-së.
Prishtina-Drita-Kosova 4:1 (1:0)
Stadiumi i Flamurtarit Prishtinë.
Shikues: Disa dhjetëra
Gjyqtarë: Genc Nuza, Rexhep Potoku, Granit Hyseni e Visar Kastrati.
Shënues: K. Sinani(24), Khalid (55, 65 P), e A. Hoxha(75) për PR dhe Muzliukaj (58) për Dri-Kos.
Prishtina: V. Bekaj, G. Hamiti, G. Dumani, M. Milloviq, A. Xhaka, G. Jashari, B. Baftiu, A. Hoxha, Sh. Kelmendi, l. Osmani, K. Sinani edhe A. Nika, R. Kabashi, R. Gerbeshi, D. Sekiraqa, D. Hasani, B. Khalid
Drita-Kosova: B. Shala, D. Shala, F. Povataj, T Seker, V. Islami, F Bajrami, A. Bytyqi, V. Muzliukaj, T. Ylman, A. Haxhiu, J. Manoccio luajtën edhe S. Zeqiri, B. Zymeraj, F. Bajrami, B. Kalludra, Tnj. Seker.