Foto-513 gusht, 2016 – Skuadra fituese në fuqi e Digitalb Kupës së Kosovës, Prishtina, është fituese e Superkupës së Kosovës, pasi sot në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, e ka mposhtur skuadrën kampione në fuqi të Superligës, Feronikelin, me rezultat 2:1. Ndonëse Feronikeli pati zotërim më të madh të topit dhe u shfaq më e rrezikshme para portës kundërshtare, ishte Prishtina që u tregua më efikase në realizim të rasteve. Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 35-të, kur pas një aksioni të mirë, Endrit Krasniqi, me një gjuajtje jashtë zonës arriti ta dërgojë topin në rrjetën e Flamur Nezirit. Feronikeli arriti të barazojë rezultatin qysh pas pesë minutave pas kthimit nga pushimi, kur Behar Maliqi shënoi nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Liridon Leci luajti në zonë me dorë. Feronikeli u përpoq të gjejë edhe golin e dytë, por në minutën e 71-të u ndëshkua sërish, kur i rikthyeri në futbollin kosovar nga kampionati ukrainas, Ahmed Januzaj, shënoi golin e fitores, 2:1. Kapitenit të skuadrës fituese, Armend Dallku, trofeun ia dorëzuan së bashku ministri për sport, Kujtim Shala dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.
 
Deklaruan pas ndeshjes
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së: “Mendoj se kjo ndeshje ishte një uverturë e mirë para kampionatit, ku të dyja skuadrat patën paraqitje të mirë. Dihet që tashmë ky edicion përfundimisht do t’i japë mundësi skuadrave për dalje në Evropë dhe shpresoj se kampionati i ri do të sjellë cilësi edhe më të mirë se deri më tani, pasi edhe skuadrat tjera kanë bërë organizim më të mirë dhe kanë sjellë përforcime të shumta”.
 
Kushtrim Munishi, trajner i Prishtinës: “Kjo ndeshje ka qenë pa dyshim e vështirë për mua, pasi qysh në start debutova kundër kampionit që po mbizotëron në tri vjetët e fundit, por falë Zotit fituam. Kam besim në këtë ekip, kemi punuar mjaft mirë, por këto rezultate duhet t’i mbajmë në vazhdimësi. Jemi të gatshëm edhe për kampionat, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë“
 
Afrim Tovërlani, trajner i Feronikelit: “A fitoj skuadra më e mirë? Nuk dua të them a fitoj a humbi më i miri, por thjesht e uroj Prishtinën për këtë fitore. Ne kur ishim në periudhën tonë më të mirë të lojës pësuam gol dhe mendoj se kjo ishte vendimtare. Gjithsesi Prishtina është më e fortë se edicionin e kaluar. Ne nuk i shfrytëzuam kapacitetet tona në këtë ndeshje dhe na mbetet që të punojmë për të vazhduar me paraqitje më të mira”.
Foto-1 Foto-2 Foto-3 Foto-4
 
1Superkupa-Frn-Pri-1-2-13gusht2016
Feronikeli
7Superkupa-Frn-Pri-1-2-13gusht2016