Skuadra kampione në fuqi, Prishtina, ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Llamkos Kosovën, me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 8-të në Raiffeisen Superligë. Kësisoj, pas kësaj jave nuk ka më skuadra të pamposhtura, pasi deri më tash skuadra vushtrriase nuk e kishte pësuar asnjë humbje. Prishtina deri te fitorja në këtë takim tejet interesant erdhën me golin e shënuar nga Berat Hyseni, në minutën e 43-të. Fitore para tifozëve të vet shënuan edhe Ferizaj dhe Trepça’89. Ferizajasit u treguan bindës në duel me Besën, të cilën e mposhtën me rezultat 5:1, derisa skuadra mitrovicase fitoi paksa me vështirësi në duel me Fushë Kosovën, 2:1. Ndërkohë, Hysi barazoi pa gola me Trepçën në Merdar, derisa ndeshja ndërmjet Dritës dhe Hajvalisë është ndërprerë në minutën e 71-të kur rezultat ishte 0:1, për shkak të hyrjes në fushë të disa tifozëve të Dritës.
Raiffesien Superliga
Trepça ‘89-Fushë Kosova 2-1
Hysi-Trepça 0-0
Ferizaj-Besa 5-1
Prishtina-Llamkos Kosova 1-0
Drita-Hajvalia, ndërpritet
Feronikeli-Drenica 1-2
Liga e Parë
Deçani – Vëllaznimi 0-1
Ulpiana – Liria 2-5
Gjilani – Lepenci 4 – 0
Istogu – Kosova(P) 2 – 0
Llapi – Rilindja 1 – 1
KEK-u – Ballkani 3 – 0
Ramiz Sadiku – Flamurtari 1 – 0
2 Korriku – Dukagjini 1 – 3
Liga e Dytë
Grupi A
Artakolli-Opoja 3-2
Behari-Minatori 3-2
Arbneshët-Vicianumi 1-2
Luftëtari-Drini 1-1
18 Korriku-Rahoveci 0-2
Lugu i Baranit-Besa 1-0
Rilindja-Liria M. 0-0
Grupi B
Kaolini-Bashkimi 14-3
Vitia-Kastrioti 1-2
Tefik Çanga-Besëlidhja 3-5
Studenti-Kamenica 3-4
Vjosa-Ardhmënia, u shty
Pasjane 011-Vllaznia, nuk u zhvillua
Galaksia-Rinia, e hënë
Superliga
Drita-Hysi 5-0
Gjilani-Besa 2-0
Drenica-2 Korriku 1-0
Llapi-Kosova V. 2-0
Flamurtari-Trepça’89 1-2
R. Sadiku-Vëllaznimi 1-0
Rilindja-Fushë Kosova, nuk u zhvillua
Prishtina-Feronikeli, e hënë
Liga e parë, juniorët
Lepenci-Trepça 1-1
Bardhi-Liria 2-0
Hajvalia-Gjakova 3-2
Dragashsport-KEK-u 2-4
Ferizaj e Prizrenspori pushuan