Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 14-të në Kampionatin e Kosovës në konkurrencën e femrave ndërmjet KFF ”Vizioni” nga Ferizaj dhe KFF ”Prishtina” nga Prishtina, në të cilën ngadhënjeu Prishtina duke mposhtur ekipin mikpritës KFF”Vizioni” me rezultat 5:1 dhe në këtë mënyrë klubi Prishtina është shpallur kampioni i Kosovës për edicionin 2014/2015. Kupën ekipit kampion ia dorëzoi znj. Vjollcë Krasniqi, anëtare e KE të FFK-së njëkohësisht kryetare e Komisionit për futbollin e femrave.