29 korrik, 2021 – Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina është kualifikuar në fazën e tretë të garave në Ligën e Konferencës, derisa skuadra nënkampione Drita u eliminua nga gjiganti holandez, Feyenoord, por pati një paraqitje mbrëselënëse në Roterdam. Në fakt, Prishtina pësoi humbje në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës kampione të Uellsit, Connah’s Quay Nomads, me rezultat 4:2, por kalojë tutje falë fitores së arritur në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me shifrat 4:1. Të dy golat për Prishtinën i realizoi Endrit Krasniqi në minutat 29’ dhe 36’, derisa për uellsianët realizuan Jamie Insall (3’, 57’), George Horan (47’) dhe Callum Morris nga penalltia në minutën e 82’. Në fazën e ardhshme Prishtina do të përballet me skuadrën nga Norvegjia, Bodo Glimt. Në anën tjetër, Drita ka luftuar maksimalisht ndaj gjigantit holandez në Roterdam dhe madje ka qenë në epërsi deri në 20 minutat e fundit, por më pas 15 herë kampionët e Holandës kanë arritur të përmbysin rezultatin, për t’i çuar shifrat në 3:2. Të tre golat për Feyenoordin i realizoi Guus Til (7’, 68’ dhe 90’), derisa për Dritën shënuan Marko Simonovski (12’) e Astrit Fazliu (16’). Do theksuar se Drita pati edhe disa mundësi të mira shënimi, por mungoi përqendrimi në momentet vendimtare para portës holandeze.