2 prill, 2022 – Prishtina dhe Liqeni do të luajnë në finale të Kupës së Kosovës në futsall. Këto dy ekipe u treguan më të suksesshme se rivalët e tyre në përballjet gjysmëfinale, që u zhvilluan me sistem vajtje-ardhje. Prishtina pas fitores në ndesjen e parë në kryeqytet, 2:1, triumfoi edhe si mysafire në Pejë, me shifrat 3:1. Ndërkaq, Liqeni kaloi në finale falë fitores në ndeshjen e parë si vendas ndaj Liburnit, me rezultat 6:1, ngase në ndeshjen e kthimit në Gjakovë pësoi humbje me shifrat 5:2.