prishtina-drita-finalja18 gusht, 2016 – Sot janë caktuar gjyqtarët e ndeshjeve të javës së parë në Vala Superligën e Kosovës. Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e cila do të zhvillohet, të premten, në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, do ta hapë edicionin e ri. Ky kampionat pritet të sjellë organizim edhe më të mirë të klubeve, rivalitet më të denjë në fushën e gjelbër, cilësi më të mirë dhe shikueshmëri më të madhe. Të shtunën zhvillohen dy ndeshje, ku skuadra kampione në fuqi do të përballet me Besën, e cila është përforcuar dukshëm gjatë kësaj vere, derisa Drenica në shtëpi e pret Lirinë. Ndeshje interesante sjellë edhe dita e diel, ku luhen tri ballafaqime.
 
Vala Superliga, Java e Parë: Të gjitha takimet zhvillohen në orën 16.00
E premte: 19.08.2016

Kastriot:
Prishtina – Llapi                              SSK
G. Shala, S.Berisha, G.Mehmeti, I.Cerraviku
E shtunë: 20.08.2016
Feronikeli – Besa                             SSK
G.Nuza, E. Baliqi, A. Ejupi, L. Mustafa
Drenica – Liria
M.Baliu, D.Preniqi, K.Bajrami, M.Bejtullahu
E diel: 21.08.2016
Gjilani – Trepça ‘89                       SSK
B.Kosumi, J.Musolli, M.Berisha, B. Jahmurataj
Ferizaj – Hajvalia
K.Vula, B.Kepuska, I.Kabashi, B.Gashi
Trepça – Drita
H.Hajdari, E. Zeqiri, A.Latifi, I.Shuleta