Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 14-të në Raiffeisen Superligë, ku dy ndeshje kanë përfunduar pa gola, derisa në një ndeshje fitores iu gëzuan mysafirët dhe në një tjetër vendasit. Skuadra kampione në fuqi, Prishtina, ka shënuar fitoren e parë si mysafire në këtë edicion, duke e mposhtur Trepçën’89 në “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat 2:0. Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 23-të, me golin e shënuar nga Adnan Haxhaj me kokë, pas harkimit të Azem Ahmetit. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar të kësaj sfide e vulosi Driton Krasniqi, në minutën e 90-të, pas një kundërsulmi të shpejtë. Me këtë fitore Prishtina është ngjitur në pozitën e tretë, me 23 pikë. Fitore si vendase shënoi Besa në duel me Trepçën, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Mensur Duraku (16’-pen) dhe Endrit Maloku (46’). Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme Fushë Kosova – Hajvalia dhe Feronikeli-Hysi përfunduan pa fitues dhe pa gola. Ndeshja e fundit e javës së 14-të do të zhvillohet nesër ku takohen Ferizaj-Drita.
Raiffeisen Superliga
Drenica-Llamkos Kosova 1:1
Trepça’89-Prishtina 0:2
Feronikeli-Hysi 0:0
Besa-Trepça 2:0
Fushë Kosova-Hajvalia 0:0
E enjte
Ferizaj-Drita
Liga e Parë
Gjilani-Ramiz Sadiku 4:1
Vëllaznimi-Dukagjini 3:0
Llapi-KEK-u 1:0
Ulpiana-Ballkani 2:1
2 Korriku-Kosova (P) 3:0
Rilindja-Lepenci 0:0
E enjte
Deçani-Istogu
Liria-Flamurtari
Liga e Dytë
Grupi A
Vicianumi-Liria (M) 0:1
Rahoveci-Besa 3:1
Behari-Rilindja e Kosovës 1:0
Minatori-18 Korriku 3:1
Opoja-Drini 1:2
Luftëtari pushoi
E enjte
Artakolli-Lugu i Baranit
Grupi B
Bashkimi-Vllaznia 2:7
Kaolini-Galaksia 3:1
Kamenica-Tefik Çanga 3:0
Kastrioti-Rinia 2:2
Vitia-Vjosa 5:0
Studenti pushoi
E enjte
Besëlidhja-Ardhmënia
Raiffeisen Liga e Femrave
Prishtina-Drita 3:0
Llapi-Trepça’89 0:0
Kaçanikasja-18 Qershori 0:2
E premte
Vizioni-Kosova (P)