22 tetor, 2022 – Prishtina ka vazhduar me formë të mirë edhe në javën e 13-të në Albi Mall Superligë, teksa e ka mposhtur Llapin, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:0. Për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi kjo është fitorja e tretë radhazi. Golin e parë e realizoi Leotrim Kryeziu, në minutën e 37-të, derisa fitoren e vulosi Endrit Krasniqi, me golin e shënuar në minutën e 84-t. Tani Prishtina renditet e treta me 21 pikë, teksa në javën e ardhshme luan si nysafire kundër kampionit në fuqi, Ballkanit. Ndërkohë, skuadra kryesuese, Drita ka shënuar fitore të vështirë para tifozëve të vet përballë skuadrës së fundit në renditje, Ferizajt, me rezultat 1:0. Golin e fitores për skuadrën e Ardian Nuhiut e shënoi Besnik Krasniqi, nga penalltia në minutat shtesë të ndeshjes.