3 mars, 2018 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 21-të në Vala Superligë. Prishtina ka shënuar fitore si vendase në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, në duel me Trepçën’89, me rezultat 2:0. Kjo fitore ia mundëson Prishtinës të rikthehet në pozitën e parë, me 39 pikë. Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 41-të, me golin e realizuar nga Gauthier Mankenda, me kokë. Epërsinë në 2:0 e shtoi Drashko Bozhoviq, në minutën e 57-të, pas harkimit të Armend Dallkut. Nga minuta e 75-të Trepça’89 luajti me një futbollist më pak, pas përjashtimit të Meminit, pas dy kartonëve të verdhë. Në ndeshjen tjetër. Flamurtari ka shënuar fitore në shtëpi në duel me Llapin, me rezultat 2:1, duke arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë. Të parët në epërsi kaluan llapjanët, me golin e shënuar nga Dardan Jashari, në minutën e 16-të, por kuqezinjtë e kryeqytetit arritën ta përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Mendes, në minutën e 41-të dhe Alban Shillova, në minutën e 44-t. Pas kësaj fitoreje Flamurtari ngjitet në koutën e 14 pikëve në pozitën e 10-të.