11 mars, 2017 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 21-të në Vala Superligë. Prishtina ka shënuar fitore në duel me Trepçën, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, me rezultat 2:1, duke e mbajtur hapin në luftë për titullin e kampionit. Të parët në epërsi kaluan mitrovicasit me eurogolin e shënuar nga Enis Zabërgja, në minutën e 57-të me gjuajtje nga distanca. Këtë epërsi Trepça e ruajti deri në minutat shtesë, kur Prishtina fillimisht e barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Liridon Leci nga penalltia (90+3), gjë e cila solli reagimin e vendasve për çka ndeshja nuk rifilloi për disa minuta, derisa po thuajse në aksionin e fundit të ndeshjes Makenda shënoi edhe golin e fitores me gjuajtje me kokë pas harkimit të Gentrit Begollit. Fitore si mysafir ka shënuar edhe Gjilani, që e ka mposhtur Hajvalinë, me rezultat 2:1. Gjilanasit me golin e Berat Ahmetit (39’) zhbllokuan rezultatin, ndërsa Muhamet Pajaziti (75’) barazoi shifrat në 1-1. Sidoqoftë, në minutat shtesë tri pikë të reja gjilanasve ia siguroi Ergon Hyseni. Ndërkohë, Llapi nuk ka arritur të shkëpusë më shumë se një pikë në shtëpi në duel me Ferizajn, duke e mbyllur ndeshjen 0:0.
Vala Superliga – Java e 21-të
Hajvalia – Gjilani 1-2
Llapi – Ferizaj 0-0
Trepça – Prishtina 1-2
Nesër
Liria – Feronikeli
Besa – Trepça ’89
Drita – Drenica
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00
Liga e Parë – Java 17
KEK-u – Ramiz Sadiku 1:0
Flamurtari – Vllaznia 1:0
Ulpiana – Vushtrria 1:4
Ballkani – Vëllaznimi 0:2
Istogu – Kosova P 2:0
Rahoveci – 2 Korriku 1:1
Fushë Kosova – Dukagjini 0:0
Nesër
Deçani – Vitia