11 tetor, 2017 – Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së 9-të në Vala Superligë. Prishtina ka shënuar fitore tejet të vështirë në duel me Vëllaznimin, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 1:0. Golin e fitores bardhekaltrit e kryeqytetit e shënuan në minutën e 90-të me një skemë të shkëlqyeshme nga ndërprerja, ku Mazrekaj e shërbeu Dallkun, i cili i vetëm shënoi për 1:0. Pas këtij goli trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi reagoi ashpër tek gjyqtari kryesor, pasi më herët nuk u ndal një faull për gjakovarët. Megjithatë, reagimi i tij i ashpër ndikoi që ai të përjashtohet nga ndeshja. Në sfidën tjetër, Trepça’89 shënoi fitore me rezultat bindës kundër Besës në “Riza Lushta”, me shifrat 3:0. Golat për mitrovicasit i shënuan Oto John (45’ e 73’) dhe Florent Hasani (79’). Fitore para tifozëve të vet ka realizuar edhe Drenica në ballafaqim me Vllazninë, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Visar Berisha.