19 shkurt, 2021 – Prishtina ka shënuar fitore me rezultat bindës në ndeshjen hapëse të javës së 20-të në Superligë. Bardhekaltrit e kreqytetit arkëtuan pikët e plota në udhëtim në Ferizaj, ku e mposhtën Arbërinë, me shifrat 4:0. Dy gola për Prishtinën i realizoi Leonit Abazi (9’,20’), derisa me nga një gol kontribuuan Leotrim Kryeziu (37’) dhe Besnik Krasniqi (90’+1). Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për prishtinasit në stinorin pranveror dhe tashmë ngriten në koutën e 38 pikëve në renditje.