FotoSot më 26 mars, në stadiumin e skuadrës Eintracht Nordhorn, drejtuesit e kësaj skuadre, bashkë me krerët e FFK-së, mbajtën një konferencë për media. Fillimisht drejtuesve të FFK-së, kryetarit Fadil Vokrri, sekretarit Eroll Salihu, përzgjedhësit të përfaqësueses Albert Bunjaku dhe kapitenit Samir Ujkani, mirëseardhje ju ka dëshiruar z. Hienz Kalter, nënkryetar dhe drejtor sportiv i Eintracht Nodhorn, i cili theksoi se ndjehen të nderuar që kanë rastin të presin krerët e FFK-së dhe përfaqësuesen e Kosovës. “Jemi në dijeni se përfaqësuesja e Kosovës pati një paraqitje fenomenale në ballafaqim me Eintracht Fraknkurtin. Kjo paraqitje ka dëshmuar se Kosova plotësisht meriton të jetë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s. Tashmë Kosova ka mbështetje të madhe nga Federata Gjermane. Ka një intersim të madh për këtë ndeshje që Kosova do ta zhvillojë kundër Werder Bremenit dhe shpresoj se shikuesit do të kënaqen me një lojë të mirë”, ka theksuar z.Kalter. Ndërkaq, z. Dieter Burdenski në cilësinë e organizatorit të këtyre ndeshjeve, në fjalën e tij tha se ka kënaqësi të prezantojë një përfaqësuese të mrekullueshme që tregoi lojë të mirë dhe disiplinë të madhe në ndeshjen me Einracht Fraknfurt, ndonëse mikpritësit në disa raste ishin më të ashpër. “Mua me ka fascionuar një organizim profesional dhe i mrekullueshëm i FFK-së dhe i përfaqësueses së Kosovës. Kosova më nuk është e vetme por ka mbështetjen time dhe të Federatës së Futbollit të Gjermanisë(DFB) dhe unë besoj se përkrahja e jonë nuk do të mungojë në asnjë mënyrë”, ka thënë z. Burdenski. Në këtë konferencë ishte një prej magnatëve të kësaj treve dhe sponsori kryesor i klubit Eintracht Nordhorn z. Hungeling, prodhues i orëve Rolex dhe arit.  Ndërkaq, duke falënderuar mikpritësit kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri u shpreh: “Jemi shumë të lumtur që gjendemi këtu në këtë vend të vogël por shumë simpatik dhe vendet të tilla ofrojnë më shumë se sa një profesionalizëm edhe një ngrohtësi të veçantë. Unë falnderojë DFB që na ka mbështet dhe përkrahë në të gjitha kohërat. Ne patëm rastin ta presim tek ne një njeri shumë të përkushtuar siç është z. Burdenski por edhe ne te jemi këtu te ai. I jemi mirënjohës që na bëri të mundshme të zhvillojmë këto ndeshje që për ne janë të një rëndësie të veçantë. Unë besoj se nesër adhuruesit këtu nuk do të zhgënjehen por do të kënaqen me një lojë të mirë. Nga mediat përzgjedhësi Bunjkau u pyet se si e shikon përfaqësuesen dhe a ka ndonjë lojtarë që duhet veçuar për publikun, ndërkaq që z. Bunjaku theksoi se publiku i do të gjitha ekipet që japin maksimumin e tyre në fushë e po ashtu edhe individët që japin maksimumin e tyre publiku di t’i veçojë dhe t’i adhurojë. Në përbërjen tonë kemi 8 lojtarë që vijnë nga skuadrat gjermane, Serie A dhe nga Skandinavia. Kemi një moshë të re të futbollistëve ku mesatarja sillet n 22.85 vjeç. Ne po punojmë dhe synimi ynë është Kampionati botëror, ka thënë Bunjaku. Nga gazetarët pati pyetje se a ka pengesa që Xherdan Shaqiri të luajë për Kosovën, ndërsa kryetari Vokrri, u përgjigj se tash Kosova është shtet dhe të drejt kanë të luajnë të gjithë futbollistët që kanë shtetësi të Kosovës dhe është në vullnetin dhe dëshirën e tyre luajnë për Kosovën apo jo. Nga ana tjetër përzgjedhësi Bunjaku u shpreh se çdo kush dëshiron të këtë një përfaqësueses sa më të fuqishme. Ka plotë lojtarë që na u kanë bashkëngjitur gjatë rrugëtimit tonë. Me këtë është rritur edhe konkurrenca dhe ne besojmë se do të kemi një ekip të mirë.
Patjetër, duhet veçuar edhe angazhimin e pashoq dhe ndihmën e jashtëzakonshme që po bën z. Fehmi Konxheli, i cili që sa kohë është pjesë e pandashme e ekspeditës së Kosovës këtu në Gjermani, pa ndihmën e të cilit vështirë se do të realizoheshin gjithë detyrat dhe obligimet me të cilat ballafaqohet përfaqësuesja e Kosovës gjatë qëndrimit në Gjermani.