7 gusht, 2017 – Të nderuar përfaqësues të mediave, Federata e Futbollit e Kosovës ju njofton se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e mëposhtme:
U21, Kosovë – Norvegji, Stadiumi Adem Jashari, 1 shtator 2017 |
Kroaci – Kosovë, Ndeshje Kualifikuese për Kupën e Botës, 2 shtator 2017 |
Kosovë – Finlandë, Ndeshje Kualifikuese për Kupën e Botës, 5 shtator 2017 |
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi shkarkoni formularin e mëposhtëm:
Shkarko
Për shkak të interesimit të madh të mediave, numri i të akredituarve për media është kufizuar në 2 persona për media.
Afati i fundit për aplikim është 24 gusht 2017. Aplikimet e dërguara pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni më 25 gusht.
Sinqerisht,
Federata e Futbollit e Kosovës
press@ffk-kosova.com