5 nëntor, 2020 – Aktiviteti i projektit “Elite Youth Development Programme U15” ka vazhduar edhe këtë javë me zhvillimin e ndeshjeve nëpër regjione të ekipeve përzgjedhëse. Ndeshje të tilla janë zhvilluar në Mitrovicë, në Gjakovë, Gjilan dhe Mazgit, me respektim të masave anti Covid-19 dhe me përdorimin e teknologjisë më bashkëkohore, ku secila ndeshja xhirohet me kamerën e mençur 360 shkallë dhe me sistemin e pajisjes së secilit lojtar me sensor, ku tashmë është krijuar databaza me statistikat e çdo pjesëmarrësi të këtij projekti. Ky aktivitet synohet të vazhdohet me ndeshje të tilla nëpër regjione edhe në javët në vazhdim varësisht prej situatës së pandemisë, e ku paraqitjen e talenteve të reja krahas përgjegjësve të këtij projekti Edmond Rugova e Michael Nees, po e ndjekin nga afër edhe trajnerët e ekipeve kombëtare zinxhirë si dhe trajnerët e angazhuar për këtë projekt.